Shkolla e Magjistraturës, më datë 19 qershor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Ekstradimi. Kushtet e ekstradimit, kërkesa e prokurorit dhe procedura për kryerjen e ekstradimit. Pasojat e mosrespektimit të afateve ligjore lidhur me kryerjen e procedurave të ekstradimit. Rastet e mospranimit të ekstradimit. Ndryshimet ligjore lidhur me marrjen formë të prerë të vendimit të ekstradimit. Ekstradimi i thjeshtuar dhe zbatimi i tij në praktikë", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Sandër Simoni dhe Arta Marku
Lehtësues: Olti Skrame
Qëllimi i këtij trajnimi është: Trajtim teorik dhe praktik i ekstradimit dhe i kushteve të tij. Shpjegim i procedurës lidhur me ekstradimin, që nga paraqitja e kërkesës, qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë, investimi i gjykatës nga prokuroria, shqyrtimi gjyqësor, e deri te ekzekutimi i vendimit me të cilin eventualisht pranohet kërkesa për lejim ekstradimi; Analizë krahasimore sa i takon ndryshimeve ligjore lidhur me marrjen formë të prerë të vendimit të ekstradimit.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Standardet ndërkombëtare dhe jurisprudenca e GJEDNJ-së, mbi rolin e detyrimet e gjykatave në shqyrtimin e kërkesave për ekstradim;
- Jurisprudenca kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë në trajtimin e çështjeve të ekstradimit, sipas marrëveshjeve dypalëshe;
- Kushtet e ekstradimit, kërkesa e prokurorit dhe procedura për kryerjen e ekstradimit. Pasojat e mosrespektimit të afateve ligjore lidhur me kryerjen e procedurave të ekstradimit;
- Çështje të zbatimit të legjislacionit tonë mbi ekstradimin, kushtet dhe ndalesat për ekstradimin, procedura e miratimit dhe e ekzekutimit të ekstradimit. Praktika gjyqësore lidhur me çështje të ekstradimit. Rastet e refuzimit të ekstradimit.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.